Një banesë në Kurbin është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje ku si pasojë ka humbur jetën një 2 vjeçar.

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *