Subscribe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sllavonski Brod të Kroacisë, duke i kushtuar jetën 10 personave, të cilët udhëtonin me autobus nga Frankfurti drejt Prishtinës.

 

Sipas autoriteteve kroate, 45 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike. Autobusi me targa kosovare ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Zjarrfikëset dhe autoambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit, shtetësia e të cilëve nuk është bërë ende zyrtare.

 

“Gjatë hetimit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një autobus me targa të Kosovës dhe sipas informacionit që kemi aktualisht, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spitalin e Sllavonski Brod për trajtim mjekësor. Situata është e vështirë pasi shumë persona janë në rrezik për jetën”, tha zëdhënësi i policisë, Damir Breziq.

 

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku do të kryhej pagesa e tarifës së autostradës, ndërsa shkaku është ende i paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *