E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari që mbante armë pa leje në banesë

Tiranë-Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Reklamë

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural.

lajm ne perditesim…

Vazhdo të lexosh

Reklamë