E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Vendi

“Çohu, dil jashtë”/ Debati i ashpër mes Florit dhe Valerit, fermerët: U trembëm, menduam mos kapeshin me duar

Ditea, Albano dhe Çiljeta komentuan debatin e mbrëmshëm mes Florit dhe Valerit.

Ditea dhe Çiljeta u shprehën të shqetësuara, duke thënë se tonet e larta i trembën dhe i bën të mendonin se situata mund të degradonte në dhunë fizike.

Flori dhe Valeri u përfshin në një debat, pasi ky i fundit kërkoi të flinte në shtratin e tij, që pas largimit u zu nga Gledis.

Situata e krijuar mes Gledis dhe Valerit, shqetësoi Florin, i cili i kërkoi me tone të ashpra Valerit të dalë nga dhoma.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Ditea: Ua, sa jam trembur kur bërtiti Flori, se isha tek pasqyra

Çiljeta: Mendova mos kapeshin me duar

Albano: Nuk kapen aq kollaj me duar, unë prandaj erdha me hap, nuk erdha me vrap

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më shumë video

Reklamë