Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident me makinë në Itali.

I riu, banues në Arzignano, ishte duke udhëtuar së bashku me katër shokët e tij në një makinë tip Lancia, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një barrierë betoni në Castegnato.

Nga ana tjetër, miqtë e tij, të gjithë rreth të njëzetave, ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Sipas policisë, automjeti nuk po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, si dhe përplasja nuk ishte aq e rëndë, por gjithsesi për 19-vjeçarin shqiptar rezultoi fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *