Një vajzë 11-muajshe u gjet e vdekur në një makinë të parkuar në zonën Cecchignola në Romë.

 

Sipas hetuesve, vajza e vogël u la vetëm në makinë në via dei Fucilieri nga babai i saj, një polic, i cili duhej ta shoqëronte në kopsht.

 

Makina ishte e parkuar brenda kalasë ushtarake Cecchignola, përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Personelit Ushtarak (ku punon babai) dhe pranë një kopshti.

 

Kur nëna shkoi të merrte vajzën e vogël nga kopshti, i thanë se nuk ishte në klasë. Në atë moment gruaja ka bërë edhe zbulimin tragjik në parkingun ku ishte vendosur makina e burrit të saj. Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e një kalimtari, i cili theu dritaren në përpjekje për ta ndihmuar. Personeli 118 u përpoq të sillte në jetë fëmijën, por ishte tepër vonë. Prindërit janë të dy në shok pas kësaj ngjarje tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *