Subscribe

Rikonstruksioni i aksit Vore – Fushë Krujë i nisur prej disa kohës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ende nuk ka mbaruar.

 

Punimet që po kryhen në këtë segment kanë sjellë pengesa në qarkullimin e mjeteve. Radhë kilometrike krijohen nga Fushë Kruja deri në fshatin Nikel, e cila është edhe e vetmja mundësi lëvizjeje.

 

Kjo ka bërë që drejtuesit, disa prej të cilëve të bllokuar për disa orë në trafik, të irritohen.

 

Punimet në këtë aks kanë nisur që më 12 shtator dhe sipas projektit ato do të sjellin një rehabilitim të plotë. Investimi është siguruar nga Banka Botërore, si dhe buxheti i shtetit dhe sipas ARSH-së punimet do të zgjasin 45 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *