Gjykata e Tiranës këtë të premte ka ndyshuar masën e sigurisë për 6 personat e dyshuar të rastit të bujshëm “Toyota Yaris”, që u kapën në Portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, me 3.4 milionë euro.

 

Në vendimin e gjykatës janë lënë të lirë katër të burgosurit Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika, që ndodheshin në paraburgim dhe ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.

 

Gjithashtu me detyrim paraqitje janë dënuar edhe kushërinjtë e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Elvis dhe Alfred Vladin.

 

Mbi gjashtë akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi. Ndërkohë më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *