E martë, 20 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rubio takon Papën në Vatikan, bisedime kokë më kokë pas përplasjeve të fundit me Trump, çfarë u diskutua

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe Papa Leo XIV zhvilluan sot takimin e shumëpritur, teksa janë zbuluar edhe detaje mbi atë që është folur.

Bëhet me dije se në takim është diskutuar mbi “situatën në Lindjen e Mesme dhe temat me interes të ndërsjellë në Hemisferën Perëndimore”, sipas një njoftimi të shkurtër të takimit të tyre të sotëm nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Reklamë

“Takimi nënvizoi marrëdhënien e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar paqen dhe dinjitetin njerëzor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Rubio qëndroi brenda Pallatit Apostolik për më shumë se dy orë, sipas gazetarëve që ishin të pranishëm në terren. Nuk është e qartë sesa zgjati takimi i tij me Papën, pasi vizita përfshinte edhe një takim me zyrtarë të tjerë të Vatikanit.

Reklamë

Takimi i së enjtes erdhi pas një periudhe tensioni historik midis Uashingtonit dhe Vatikanit, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që e sulmoi vazhdimisht Papën e lindur në SHBA për kundërshtimin e tij ndaj luftës ne Iran.

Rubio tha para takimit se planifikonte të diskutonte me Papën edhe në lidhje me Kubën. Administrata e Trump ka shpërndarë miliona dollarë ndihma humanitare në ishull përmes Kishës Katolike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë