Është zhvilluar të martën seanca e radhës mes Taulant Ballës dhe kreut demorkat Lulzim Basha për akuzat për shpifje në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”.

 

Si kreu i grupit të PS, Taulant Balla ashtu dhe kreu demokrat nuk ishin të pranishëm gjatë senacës gjyqësore, ndërsa kishin zgjedhur të përfaqësoheshin nga avokatët mbrojtës.

 

Përfaqësuesi ligjor I Bashës, Gazment Bardhi u shrpeh se Balla nuk ka prova në drejtim të Bashës por e fajqëson këtë të fundit për të mbuluar përfshirjen e tij në çështjen e “Toyota Yaris”.

 

Bardhi bëri të ditur para gjykatës se Basha ishte njoftuar për çështjen e 3.4 milion eurove të kapura në Durrës nga burimet e tij.

 

“Balla ka ngritur akuza për shpifje, por nuk fakton pafajësinë e tij. Numri 2 i PS nuk ka porva për shpifjen që pretendon, pasi ai është i përfshirë në 3,4 milion eurot e kapura në portin e Durrësit. Basha është njoftuar nga burime të tij për ardhjen e 3.4 milionë eurove në pronësi të një zyrtari të lartë për mazhorancën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *