Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi se 25 prillin shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë për të rikthyer shpresën në vend. Sipas saj, diçka të tillë mund ta bëjë Lëvizja për Ndryshim.
Topalli i bëri këto deklarata në “Facebook”, duke kujtuar 22 marsin e 1992, kur PD fitoi zgjedhjet dhe erdhi në pushtet.
“Vendi ka nevojë për një 22 mars tjetër! Pas 29 vjetësh, Shqipëria ka nevojë për ndryshim e shpresë reale. Votoni nr. 11. Votoni kundër 3 kryetarëve që tradhtuan 22 marsin e ‘92! Lëvizja për Ndryshim synon të zëvendësojë politikën cinike me politikën e ndryshimit e të shpresës! Ta kthejmë 25 prillin në një kthesë për një Shqipëri më të mirë!”