Subscribe

11 persona jane proceduar penalisht ne kuader te operacionit “Hipteka” në Kurbin për tjetersimin e një siperfaqe toke prej 68120 m2.

 

Shtetasit në fjalë, (ish- punonjës në Z.V.R.P.P.Kurbin dhe qytetarë përfitues toke) akuzohen për fallsifikime dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale , duke tjetërsuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

 

Janë arrestuar 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg”,  janë shpallur në kërkim 2 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg ” , janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe janë kryer veprimet për 2 të tjerë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.

 

Të arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”

 

  1. Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale “Fallsifikim i dokumentave ‘ kryer në bashkëpunim ” , parashikuar nga nenet 186/3 – 25 të Kodit Penal.

 

  1. Ndue Gega , 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale “Shpërdorim detyre ‘kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

 

  1. Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *