Prokuroria kërkon 3 vjet burg për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

Ish kreu I bashkisë ishte pjesë e hetimit për dosjen e tjetersimit të pronave tek Rana e Hedhun ën Shëngjin.

Në pretencen e dhënë në përfundim të hetimeve për 19 persona të proceduar , organi I akuzës kërkoi në total 43.6 vite burg.

Në mesin e personave për të cilin u kërkua burg  nga gjyqtari Erjon Shehu, është edhe numri një I bashkisë së Lezhës.

Po ashtu është kërkuar 2 vite burg edhe për ish nënkryetarin e bashkisë Lezhë, Enver Hafizi.

Bashke me dy drejtuesit më të rendesishem te Bashkise, ne mars 2018 u ndaluan edhe zyrtare te tjere te ketij institucioni por edhe mjaft specialiste dhe drejtues te zyres se hipotekes.

Skema ishte e tille:  Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimi duke u tjetesuar si toke “Arë” dhe “Pemëtore” t dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *