Subscribe

Ditët e fundit kanë sjell një rritje të shifrave sa I takon personave të prekur nag koronavirusi në vendin tonë. Këtë të shtunë kemi 17 raste të reja. Sipas ISHP-së,  janë testuar 306 persona gjatë 24 orëve të fundit në disa zona të vendit. Në mesin e të testuarve ishin edhe 48 anëtare të personelit shëndetesor të cilët fatmirësisht kanë dal negative.

Doktoreshe Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. 

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)

Testime totale                         12294

Testime molekulare                11764  

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            933

Raste të shëruara                        714

Raste Aktive                              188

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *