Titulli kampion e ka rehatuar më shumë sesa duhet Barcelonën në La Liga.

 

Kampionet e freskët të Spanjës pësuan humbjen e dytë radhazi brenda pak ditësh.

 

Kësaj radhe rivali fatlum ishte Real Vajadolid, që shfrytëzoi ngopjen e katalanasve për të fituar 3 me 1. Sukses jetik për Vajadolid në kuadër të luftës për mbijetesë, pasi tani skuadra ka 3 pikë më shumë sesa Getafe, e cila është skuadra e fundit që bie nga kategoria. Të zotët ë shtëpisë e mbyllën shumë shpejt historinë e kësaj ndeshje.

 

Ata iu falën një autogoli të Kristensen për të kaluar në avantazh në minutën e 7. Pastaj larin me 11-metërsh në minutën e 22 i çoi shifrat në 2 me 0. I njëjti lojtar ishte protagonist edhe në golin e tretë të Vajadolid shënuar në minutën e 73, kur shërbeu saktë për Gonzalo Platen, i cili nuk gaboi. Goli i Levandovskit në minutën e 84 shërbeu vetëm për statistikë për blaugranat.

 

Sukses i rëndësishëm edhe për Real Sociedad 1 me 0 në shtëpi kundër Almerias, që betonon vendin e katërt të skuadrës baske e rrjedhimisht kualifikimin për në Champions, ndonëse ende nuk është zyrtare.

 

Kartoni i kuq i Suarez në minutën e 36 ia bëri më të lehtë Sosiedadit, që golin e fitores e shënoi me anë të Take në shtesën e pjesës së parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *