Subscribe

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu, por këtë herë në basketboll. Tirana ja doli të mposhte Partizanin edhe në sportin e parketit, pasi triumfoi me rezultatin final 75-59.

Në derbin e luajtur në pallatin e sportit Asllan Rusi, diferencat mes dy skuadrave u panë qartë, ndonëse të kuqtë e nisën mirë duke fituar setin e parë me rezultatin 17-14, ndërsa bardheblutë u zgjuan në setet e tjera duke përmbysur gjithçka pa shumë vështirësi.

 

Një duel  i dominuar tërësisht nga skuadra e Erkand  Karaj, që regjistroi fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje.

 

ERKAND KARAJ

TRAJNER I TIRANËS

 

”Prisja më shumë nga skuadra në fakt sepse shanset janë që të luajmë më mirë. Në fakt rivali jonë direkt nuk është Partizani , jemi financiarisht jemi më mirë se të kuqtë prandaj prisja që këtë ndeshje të luanin më mirë pasi disa herë saktësia mungoi. Tirana futet në parket gjithmonë për objetivat maksimal dhe prandaj kërkoj maksimumin. ”

 

Tekniku i kuq Erdal Borova u shfaq i zhgënjyer me rezultatin, ndonëse e pranoi se partizani është larg pritshmërive këtë sezon.

 

ERDAL BOROVA 

TRAJNER I PARTIZANIT

 

”Derbi është gjithmonë emocion i vecantë. Ishte një ndeshje që bëmë shumë gabime. Nuk mund të them që tani për objektiva pasi synimi jonë tani është vetëm të luftojmë 4 vendet e para pasi sic e dimë të gjithë nuk kemi pasur një start ashtu sic të gjithë e prisnin. Them se duhet të analizojmë këtë humbje dhe të mësojmë nga gabimet”

 

Në ndeshjet e tjera Vllaznia u mund 85- 99 nga Kamza, ndërsa Teuta ia doli të fitojë  me rezultatin final  88-56 përballë Dinamos .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *