Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se zgjedhja e tij ne krye te shtetit ishte një proces i rregullt, transparent dhe kushtetues. Ne nje interviste per Zërin e Amerikës, ai theksoi se siguroi numrin me te madh te votave krahasuar me paraardhësit e tij ne zgjedhjet e mëparshme. Thaçi u shpreh i hapur per te respektuar çdo vendim institucionesh ne rast se çështja ankimohet ne Gjykatën Kushtetuese. Thaçi komentoi edhe votën e listës serbe, ndërsa kujtoi marrëveshjen si pjese e koalicionit, duke hedhur poshtë ne kete mënyre zërat per nje koordinim te fshehte me synim sigurimin e mbështetjes per president. Gjykatës Speciale nuk i trembet dhe thotë se ajo do te jete avantazh per Kosovën. Thaçi shprehu angazhimin per te bashkëpunuar me opozitën per te kapërcyer dallimet politike dhe per t’u shërbyer te gjithë qytetareve dhe minoriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *