Subscribe

Testi i drogës që tashmë disponon policia rrugore pritet që të godasë të gjithë ata persona që drejtojnë mjetin e tyre nën efektin e lëndëve narkotike. Ky testim nuk do të kryhet tek të gjithë qytetarët, por vetwm në ato raste kur uniformat blu kanë dyshime apo qytetari shfaq agresivitet dhe sjellje të dyshimta.

 

“GERHARD BAKA

SPECIALIST I TRAFIKUT URBAN

Policia rrugore krahas dyshimeve në terren që mund të ketë ka dhe një database që disponon kontigjentët e rrugës, pra ata që janë burim ngjarjes rrugore.”

 

Testimi identifikon të gjitha llojet e drograve. Por ndryshe nga alkooli që mund të ketë një tolerancë të ulët, testi i drogës penalizon të gjithë përdoruesit pavarësisht dozës që kanë përdorur.

 

“Toleranca është zero në lidhje me rastin e evidentimin e rasteve kur ne kemi të bëjmë më lëndët narkotike, ndryshe nga alkooli. Janë disa substance, sic është kokaina, opiumi, amfetamina, metamfetamina, diazepami, apo  lëndët narkotike të tjera sic është kanabis sativa, të cilat në momentin që rezulton pozitiv konsiderohesh si përdorues të lëndëve narkotike në drejtim të mjetit.”

 

Testi i drogës kryhet përmes gjurmëve të pështymës. Aparatura brenda pak minutash skanon dhe identifikon nëse je apo jo përdorues droge. Kjo sipas policisë ishte e nevojshme për shkak se në shumë aksidente, shoferwt ishin në gjendje të rënduar, por në testin e alkoolit rezultonin negative: kjo shtoi dyshimet se kwta drejtues mund të kenë përdorur lëndë të ndryshme narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *