Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Terroristi islamist Kujtim F. me bashkëpunëtorë në Gjermani

8 Korrik 12:48

Më 2 nëntor 2020 Vjena u trondit nga një sulm terrorist. 20 vjeçari Kujtim F. me origjinë austriako-maqedonase-veriore vrau me armë katër vetë dhe plagosi mjaft të tjerë në qendër të qytetit. Mes viktimave ishte edhe një 24 vjeçare gjermane. Atenatori u qëllua nga policia.

Në vazhdën e hetimeve kundër këtij akti terrorist dhe terrorit në përgjithësi, Prokuroria e Përgjithshme ka kontrolluar të mërkurën sërish apartamentet e dy islamistëve nga Osnabryku dhe Kaseli që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin në Vjenë. Pak para atentatit në Vjenë, dy islamistët në Gjermani kishin filluar të shuanin komunikimin me atentatorin e ardhshëm, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA.

Medita gjermane bëjnë të ditur, se këta persona, Drilon G. me nënshtetësi gjermane, dhe Blinor S. kosovar, janë të dyshuar, jo vetëm pse ishin miq të terroristit islamist, por sepse me gjasë kanë pasur dijeni mbi atentatin. Akuza kundër tyre: ata kanë pasur dijeni, që Kujtim F. planifikonte një atentat dhe nuk e kanë denoncuar atë, por e kanë “pranuar me vetëdije”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane që të dy këta persona kanë “një botëkuptim radikal-islamik dhe për një kohë të gjatë para atentatit kanë qenë në kontakt me Kujtim F. përmes mediave sociale.” Më vonë ata janë përpjekur të fshehin lidhjen që kanë pasur.

Menjëherë pas atentatit vitin e kaluar, Prokuroria e Përgjithshme kishte kryer kontrolle në rrethin e personave të kontaktit të Kujtim F. dhe kishte siguruar telefonat dhe kompjuterat e të dyshuarve. Islamistët kanë qenë në mbikqyrje, sepse dyshoheshin, që kishin qenë të përfshirë në planet e atentatorit të Vjenës. Pak kohë pasi islamisti në Vjenë kishte siguruar kallashnikovin, të cilin do e përdorte në atentat në nëntor, islamistët e kanë vizituar atë në korrik 2020. Ata kanë fjetur në shtëpinë e Kujtim F. dhe janë takuar me ekstremistë të tjerë nga Austria dhe Zvicra. Ky takim është vëzhguar për një kohë nga autoritetet e sigurisë në Austri. “Për shkak të lidhjes së ngushtë personale me atentatorin dhe botëkuptimit të përbashkët radikal-islamik, të dy të fajësuarit më së voni qqë nga vizita e tyre e kanë quajtur të mundur, që Kujtim F. do t’i bënte realitet qëllimet e tij për atentat të shprehura ndërkohë tek persona të tretë”, shprehen autoritetet gjermane të sigurisë.

Rrjet terroristësh në Ballkan

Të dy personat kanë qenë në fokus të autoriteteve gjermane për zbardhjen e të dhënave mbi rrjet të dyshuar terroristësh, që shtrihet nga Gjermani, Zvicër, Austri dhe disa shtete të Ballkanit. “Luanët e Ballkanit” quhej  rrjeti terrorist, tek i cili ka qenë pjesë edhe atentatori islamist i Vjenës. Hetuesit janë të mendimit, se në këtë rrjet janë bashkuar islamistë të rinj, që nuk kanë luftuar në Siri apo Irak, por janë përkrahës të ideologjisë së IS-it. Bëhet fjalë për një “gjeneratë të re” të xhihadistëve, sipas prokurorisë, që pjesërisht kanë lidhje familjare në Ballkan dhe janë të lidhura përmes grupeve të chat-it me islamistët në Ballkan./ Burimi: DW

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Gjermani terrorist

Nga e njëjta kategori

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani dhe Shkodra

më shumë...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht 2026, cilat janë shenjat më me fat

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.