Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Reforma Territoriale e cila u miratua në parlament 10 vite më parë edhe me votat e tij ka dështuar. Gjatë një tryeze për pushtetin vendor, Meta nuk goditi ndarjen në 61 bashki, por kompetencat e bashkive dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve

“Nga 9.3 miliard leke për investime ne vitin 2013 ose 31.3% e totalit te shpenzimeve, ne vitin 2022 totali i investimeve ka arritur ne 11.9 miliard leke me një rënie te theksuar ne 20.3% te totalit te shpenzimeve. Rënia e shpenzimeve të investimeve trego dhe një here me shume dështimin e reformës për të ndikuar më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Meta.

Nga ana tjetër Partia e Lirisë vëren se bashkitë kanë rritur numrin e punonjësve dhe shpenzimet për paga.

Për këto arsye Ilir Meta propozon që kuadri ligjor për pushtetin vendor të ndryshojë duke rritur autonominë fiskale të bashkive. Por nga ana tjetër Meta kërkon një ligj të ri për referendumet lokale në mënyrë që për çdo çështje të rëndësishme të vendosin vetë banorët e bashkive./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *