E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tërhiqet Irvin Bode nga gara për kreun e PD-së në Korçë, në garë mbeten Harito Zoto dhe Mikel Dishnica

Irvin Bode është tërhequr nga gara për kryetar të Partisë Demokratike në Korçë. Pas largimit të tij nga gara, për drejtimin e degës lokale do të përballen Harito Zoto dhe Mikel Dishnica, dy kandidatët e miratuar nga Kryesia e PD-së.

Zgjedhjet janë njoftuar të zhvillohen më 7 nëntor, në selinë e Partisë Demokratike në Korçë.

Reklamë

Procesi i ri zgjedhor vjen pas disa muajsh debatesh dhe përplasjesh brenda strukturave demokrate në Korçë. Edhe gara e mëparshme, ku përballë njëri-tjetrit ishin Irvin Bode dhe Harito Zoto, u shoqërua me tensione të forta.

Më 3 maj 2026, votimi për kryetarin e degës u ndërpre që në minutat e para për shkak të kundërshtive mbi listat e anëtarësisë. Disa demokratë pretenduan se emrat e tyre nuk figuronin në listat e votuesve, ndërsa komisionerët morën kutitë dhe u larguan nga selia.

Reklamë

Procesi u tentua të rifillonte pas rreth dy orësh, por debatet vijuan dhe zgjedhjet u shtynë. Situata solli edhe përplasje mes deputetëve Fidel Kreka dhe Ivi Kaso lidhur me mënyrën e administrimit të listave dhe të drejtën e votës së anëtarëve.

Në atë kohë, në garë ishin Irvin Bode dhe Harito Zoto. Ndërsa në një fazë të mëparshme të procesit ishin përmendur edhe Bravaldi Xhafka, Edmond Çajku dhe Hergys Haruni.

Tashmë, pas tërheqjes së Bodes dhe ndryshimit të kandidatëve të miratuar, demokratët e Korçës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.