Pak orë pas vdekjes së Liam Payne, interneti u mbush me teori të pabesueshme konspirative dhe shumica prej tyre kishin të bënin me tatuazhet e këngëtarit.
Kanë kaluar disa orë që kur u bë i ditur lajmi për vdekjen e Liam Payne . Ylli i popit dhe ish-anëtar i One Direction ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aires , si pasojë ka humbur jetën në moshën vetëm 31-vjeçare .
Lexo edhe :
Related Posts
Liam Payne kishte qenë i hapur për varësinë e tij nga alkooli dhe droga në vitet e mëparshme, por në vitin 2023 ai tha se pas trajtimit në një qendër rehabilitimi kishte qenë “i pastër” për 100 ditë.
Me kalimin e orëve, gjithnjë e më shumë gjëra dalin në dritë rreth lëvizjeve të tij të fundit. Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale po “mbin” një sërë teorish konspirative që lënë të kuptohet se këngëtari “e dinte” fatin e tij. Në veçanti, disa përdorues të Telegram dhe Twitter besojnë se tatuazhet e tij përshkruanin një histori që parashikonte rrjedhën e jetës së Liam.
Megjithatë, një ekspert në shëndetin mendor dhe kuptimin e simboleve shpjegoi se nuk është kështu. “ Tatuazhet e Liamit nuk parashikuan dhe sigurisht nuk shkaktuan vdekjen e tij tragjike, por na tregojnë një gjë shumë të rëndësishme: si e shihte ai jetën ”, tha Inbaal Honigman.
“Tatuazhi i orës së Liamit nënkupton ndërgjegjësimin për kohën dhe të kuptuarit se koha është e përkohshme. Se asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Të gjithë numrat kanë rëndësi! Në tatuazhin e orës, ora është 11.55. Numri 11 është një numër “engjëlli” që do të thotë fillime të reja. Gjithashtu, numri 55 është një numër po aq domethënës për njerëzit që ndjekin qëllimin e jetës , që do të thotë se Liam ka ndjekur gjithmonë një qëllim specifik në jetën e tij”.
Inbaal vazhdoi: “Tatuazhi i orës së Liam-it përmban gjithashtu një sistem kompleks ingranazhesh, të cilat simbolizojnë funksionimin e brendshëm të mendjes dhe kompleksitetin e jetës. Ky tatuazh na tregon se Liam e vlerësonte vërtet jetën.
” Na jep një ide se sa e rëndësishme ishte për të që të mos humbiste asnjë pjesë të jetës së tij dhe të jetonte çdo moment në maksimum . ” shton ai./vizionplus.tv