Gjykata ushtarake ruse ka dënuar me 10 vjet burg një person të akuzuar se donte t’i bashkohej ushtrisë ukrainase për të luftuar kundër Kremlinit për “tradhti të lartë” dhe “terrorizëm”, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASS.

Në një deklaratë, të cituar nga TASS, shërbimi rus i sigurisë (FSB) thekson se burri, 26 vjeç, i cili jeton në Buryatia (Siberi), po përgatitej t’i bashkohej forcave ukrainase sepse “nuk e mbështet politikën” e Moskës.

Sipas këtij burimi, ai kishte qenë në kontakt që në pranverën e vitit 2023 me një banor të Ukrainës”dhe kishte blerë pajisje ushtarake në internet – një helmetë, jelek antiplumb, uniformë – dhe një flamur ukrainas.

Ai u arrestua në rajonin e Kemerovës të Siberisë ndërsa po udhëtonte për në Ukrainë, ku, sipas FSB-së, donte të bashkohej me “Legjionin për Lirinë e Rusisë”, një organizatë që ajo thotë se përbëhet nga luftëtarë rusë që kundërshtojnë Kremlinin dhe është etiketuar “terroriste” në Rusi.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, do të duhet të vuajë tre vitet e para të dënimit në një burg të rregullt dhe më pas do të transferohet në një koloni penale të “regjimit të rreptë”. /vizionplus.tvk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *