Subscribe

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga salla e Kuvendit, ka shpërthyer në akuza ndaj krydemokratit Lulzim Basha, teksa ka kundërshtuar vendimin e Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

 

“Nuk ma kishte marrë kurrë mendja se një ditë Lulzim Brava do të na rikthente diktaturën. Po pres të më caktojë edhe fshatin se ku do të më internojë. Unë në PD jam futur kur kam tërhequr me zinxhir statujën e Leninit, nuk më largon dot mua Lulzim Brava nga grupi parlamentar i PD-së. Një person që po na tregon se është sërish në kohën e diktaturës dhe vijon ta shesë veten si të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Sapho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *