Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Kërkesa e PS do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që do të mbahet në orën 15:00.
Kërkesa e PS vjen pas trazirave në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku opozita sërish bllokoi sallën.
Megjithatë mazhoranca kaloi e vetme ligjet, përfshirë këtu edhe projektligjin për bastet online. /vizionplus.tv