Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në liqenin e Ulzës, ku një i ri ka humbur jetën.
Bëhet me dije se një i ri nga qyteti i Laçit është mbytur në liqen.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po vijojnë kërkimet dhe verifikimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme mbi këtë ngjarje tragjike.
Liqeni i Ulzës është një nga zonat më të frekuentuara turistike për aktivitete ujore gjatë sezonit veror.





