Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur...

“Nuk e njoh partinë e Saliut si ndërmjetëse mes...

Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës...

SHBA dhe Irani ndalin sulmet, palët rikthehen në negociata,...

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300...

Polici përplaset për vdekje me makinë në pikën kufitare...

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA për Ukrainën

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik: Rritja e...

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përjetojnë ditët më të...

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

Teliti për miratimin e amnistisë fiskale: Nuk iu shërben emigrantëve, por miqve të qeverisë

8 Korrik 19:59

Drejtori i Kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka folur për politikat ekonomike të PD-së që synon t’i zbatojë sapo shqiptarët t’i besojnë qeverisjen e vendit.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, demokrati deklaroi se çdo vendim i ndërmarrë në 12 muajt e fundit të qeverisjes së socialistëve do të kalojë në filtrin e ligjshmërisë, pas konstatimit nga ana e PD-së për rritje abuzimi me fondet publike.

Sa i përket miratimit të draftit të amnistisë fiskale nga qeveria, i cili synon të legalizojë pasuritë e fshehura të individëve brenda dhe jashtë vendit si dhe të bizneseve, Teliti e konsideroi jashtë interesave të qytetarëve.

Sipas tij, ky draft nuk i shërben emigrantëve, por “miqve të kryeministrit Rama”.

“Çdo vendim i ndërmarrë në 12 muajt e fund të qeverisjes së socialistëve do të kalojë në filtrin e ligjshmërisë. Pasi ajo që ne kemi konstatuar është që dita-ditës rritet abuzimi me fondet publike; shqiptarët po nëpërkëmben akoma edhe më shumë. Amnistia fiskale, e cila është e pakoordinuar, nuk është në interesin pubilk. Është ndër çokat e fundit që po mundohet qeveria t’i bëjë miqve dhe shokëve të pastrojnë ato para që i kanë marrë përmes krimit, drogës, tenderavë, për të cilat nuk kanë paguar detyrimet tatimore në të kaluarën.  Ne jemi kundër kësaj. Do të duhej që të gjithë aktorët e tregut, përfaqësuesit e biznesit dhe shoqëria civile të gjenin gjuhen e përbashkët për të ndërmarrë një amnisti fiskale, e cila të ishte zgjidhëse e situatës. Nuk i shërben shqiptarëve dhe emigrantëve. Emigrantët nuk kanë 200 apo 300 mijë euro për t’i ligjëruar në Shqipëi. Ju siguroj që të gjithë vijnë këtu me pak para në xhepin e tyre. Nevojitet që çdo vendimmarrje e këtij niveli duhet marrë me një konsensus të përgjithshëm politik, duke përfshirë shoqërinë civile dhe grupet e interesit.”

Në lidhje me një nga zotimet e PD-së për vendosjen e taksës së sheshtë, demokrati tha se është i vetmi ilaç për të përmirësuar situatën.

“Në mënyrë që biznesi të përfitojë dhe punësimi të rritet është implementimi taksës së sheshtë dhe çlirimi i tregut nga të gjithë pjesët procedurale administrative. Me taksimin e sheshtë do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Amnistia Dorian Teliti PD Taksa e sheshte

Nga e njëjta kategori

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur ndaj qytetarëve

më shumë...

“Nuk e njoh partinë e Saliut si ndërmjetëse mes PS dhe protestuesve”, Balla” Protesta “u vodh”, investimi në Zvërnec do të vijojë

më shumë...

Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deputetët, mungon Spiropali

më shumë...

Siguria dhe protesta në fokus, Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Ikballe Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:45

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të...

11:42

“Nuk e njoh partinë e Saliut si...

11:19

Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë...

11:12

SHBA dhe Irani ndalin sulmet, palët rikthehen...

11:07

OBSH: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar...

11:01

Polici përplaset për vdekje me makinë në...

10:50

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA...

10:18

Sadushi porosi magjistratëve: Qëndroni të paanshëm dhe...

10:13

Siguria dhe protesta në fokus, Lamallari: Policia...

10:04

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik:...

9:53

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përjetojnë ditët...

9:47

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa...

9:22

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy...

9:17

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

8:55

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj,...

8:51

Lëkundje tërmeti në Korçë

8:46

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat...

8:36

Më shumë se pesë orë të bllokuar...

8:03

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në...

10:39

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen...

Më të klikuarat

  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.