E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 55 minuta më parë
Video · Vendi

Tekstet e reja të shkollave

Duket si loje fëmijësh, por ne fakt është nje ore e zakonshme matematike per nxënësit e klasave te para. Vendosja e fëmijëve ne banka nuk është me ajo klasikja, pasi edhe librat nuk janë me te tille. Programet e reja te klasave te para, kryesisht matematika, janë konceptuar ne forme loje dhe me probleme logjike qe zgjidhen ne grup. Ministria e Arsimit ka zgjedhur lenden e saj, matematiken per te marre pjese ne nje ore te hapur mësimi ne shkollën “Vasil Shanto”. Ministria Nikolla deklaroi se kjo metode do te aplikohet ne çdo shkolle te vendit për t’u dhëne mundësinë prindërve te shprehin ankesat e tyre. Reagimet e prindërve nuk kane munguar as sot, ne mënyre te veçante per tekstin e matematikes, i cili është program i Oksfordit dhe Kembrixhit. Krahas reduktimit te alternativave te teksteve, me pare Ministria e Arsimit aplikoi hyrjen e programeve te huaja ne shkolla. Kjo nisi me klasat e para dhe te 6 për te vijuar me vitet e tjera te arsimit 9-vjeçar. Ndërkohe, sugjerimet e prindërve dhe mësuesve ne lidhje me veshtiresine dhe ngarkesën do te verifikohen nga nje grup specialsitesh.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë