Kompania e vetme e cila eshte ofruar per te mundesuar identifikimin elektronik te votuesve ne zgjedhjet e pergjithshme te 25 prillit eshte “Smartmatic”.

19 milione dollare eshte fondi limit qe komisioni do t’i jape kompanise per te mundesuar zbatimin e teknologjise, ku te gjithe zgjedhesit para se te votojne, do te identifikohen permes gjurmes se gishtit.

KQZ eshte ende ne fazen e vleresimit te ofertes dhe vecanerisht te pajisjes qe do te mundesoje identifikimin.

“Smartmatic” , nje kompani nderkombetare ne zbatimin e teknologjise ne zgjedhje nuk eshte e panjohur ne vendin tone. Ajo eshte kompania qe pilotoi votimin elektronik ne zgjedhjet brenda partise socialiste ne 2019.

Ne historikun e saj “Smartmatic” ka mundesuar teknologjine ne 25 vende te ndryshme te botes, se fundmi edhe ne zgjedhjet presidenciale ne shtetet e bashkuara te Amerikes.

Nder vite ajo eshte perballur me akuza per parregullsi e deri ne manipulim te rezultatit te zgjedhjeve ne disa vende si Venezuela apo Filipine.

Dyshimet me te fundit u artikuluan nga keshilltari ligjor i presidentit ne detyre Trump.  Rudolph Guliani hodhi akuza ndaj  “Smartmatic” per sigurine e votes se shprehur permes pajisjeve elektronike.

Ne ndryshim nga shtetet e bashkuara apo Venezuela ku zgjedhesit kane votuar edhe elektronikisht, ne Shqiperi “Smartmatic” do te mundesoje vetem identifkimin biometrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *