Subscribe

Artistët janë rikthyer në punë e brenda shtatorit për publikun nuk do të lexohen vetëm drama. I pari që çel derën edhe këtë sezon është Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shfaqja e parë është zgjedhur një pseudoperformancë, nga Roland Saro e Franc Koruni. Bashkë me autorët e huaj, në këtë shfaqje vjen edhe poezia e Lasgush Poradecit dhe një pamflet atdhetari nga Mitrush Kuteli.

 

Muzika është një element i rëndësishëm në këtë teatër. Franc Koruni do luajë për këtë shfaqje që hap dyert e teatrit eksperimental nga kjo fundjavë për publikun. Puna ka nisur në Teatrin Kombëtar një muaj më herët, gjatë përgatitjeve të aktorëve të rinj në kast si Ndricim Xhepa, Andia Xhunga e Naun Shundi për shfaqjen “Zbutja e Kryeneçes” që javën tjetër niset drejt teatrove të Kinës. Regjisorja Elma Doresi, do të jetë edhe e para që çel sezonin e Teatri Kombëtar.

 

Megjithatë, për publikun kryeqytetas, dyert e këtij institucioni u hapën në 1 shtator me “Netët e leximit të dramës shqipe”, e fundjava tjetër premton të ngjisë në skenë veprën e autorit grek Dimitras “Vdes, siç vdes një vend”. Mungesa e një teatri të mirëfilltë të Operas dhe Baletit nuk i ka penguar artistët e këtij institucioni të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Pas suksesit të Opera Tour që solli Opera Jeans në sheshin “Skenderbej”, të tilla koncerte do të jenë më të shpeshta. Është vendosur që sezoni të nisë me opera, për ta mbyllur vitin me Ansamblin që ka 60 vite histori.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *