Subscribe

Godina e Teatrit Kombëtar rrezikon jetën e aktoreve dhe qytetareve qe ndjekin shfaqjet. Alarmi vjen nga nje grup ekspertesh, inxhiniere dhe arkitekte, te ngritur nga Instituti i Ndërtimit te Ministrisë se Infrastrukturës.

 

11 anëtaret e grupit te punës thone se ndërtesa nuk eshte e përshtatshme dhe as e sigurt per zhvillimin e aktiviteteve qe kryhen.

 

Ekspertet vërejnë gjithashtu se pavarësisht rikonstruksioneve te pjesshme godina vijon te jete e degraduar, ka lagështire, kalbje te drurit dhe mungese te kushteve te sigurisë.

 

‘Problematike paraqitet situata edhe në disa elementë të tjerë strukturor të godinës, çka sjellin rrezik për sigurinë e atyre që punojnë në të dhe të qytetarëve që ndjekin shfaqjet. Kështu, në faqen perëndimore të objektit shihet një degradim lokal, ku në disa elementë prej druri vihen re deformime të dukshme dhe kalbje Instituti i Ndërtimit shpreh shqetësimin dhe për kushtet e sigurisë së aktorëve, të cilët punojnë në këtë institucion, por edhe të spektatorëve. Arsyeja është mungesa e daljeve të emergjencës, mjeteve ndihmëse dhe e shenjave orientuese për evakuimin e njerëzve në këto raste. Ana arkitektonike, mënyra e ndërtimit dhe materialet e përdorura e klasifikojnë këtë në objekt të kategorisë IV.”

 

Inxhinieret dhe arkitekte kane dale ne përfundimin se riparimi i objektit ka kosto shume te larta dhe nuk mund ta sjelle teatrin ne kushte bashkëkohore.

 

“Riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme, përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit”Për rrjedhojë riparimi i godinës aktuale është i vështirë, kërkon një kosto të lartë dhe mbi të gjitha nuk mund të sjellë kushte optimale për një teatër bashkëkohor.”

 

Inspektimi i eksperteve vjen pas debateve te ashpra per ndërtimin e godinës se re te Teatrit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *