Opozita do të vazhdojë të bojkotoje seancën parlamentare edhe gjatë kësaj të enjte.

PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare me përfaqësim në parlament do të mblidhen në Vlorë për të vijuar denoncimet  lidhur me lidhjen sipas tyre të qeverisë me krimin.

Por ndërkohe që opozita mblidhet me deputetet e saj në qytetin bregdetar, në krahun tjeter në kuvend maxhoranca pritet të votojë ligjin për Teatrin me disa ndryshime të kërkuara nga presidenti Meta dhe të pranuara nga qeveria.

Mazhoranca ka pranuar hapjen e një gare të lirë lidhur me projektin për godinen e Teatrit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *