Subscribe

Kjo është Liljana Çoçoli, mbesa e inxhinierit Kujtim Beqiri i pushkatuar gjatë tharrjes së kënetës së Maliqit. Ajo tregon se prej vitesh është në kërkim eshtrave të gjyshit të saj, të cilat ende nuk janë gjendur.

LILJANA ÇOÇOLI – MBESA E INXHINIERIT KUJTIM BEQIRI

Kerkojme eshtrat e gjyshit. Ka qene inxhinier i rrethit te Maliqit. I gjithë grupi inxhiniereve jane ekzekutuar por eshtrat nuk dihen me saktesi. Me gjithe perpjekjet qe kemi bere nuk kemi mundur te gjejme eshtrat. Pra nuk kemi gjetur nje grusht dhe per te bere nderimin e fundit ne arkivol. Pra te vetmit qe mund te kene ditur jane banoret e zones por nuk kemi informacion te sakte.

Për autoritetet tharrja e kënetës së Maliqit nga komunistët mbart mbi vete një histori përtej të mundshmes pasi të shumtë kanë qenë ata që janë ekzekutuar dhe që nuk u janë gjendur eshtrat ende.

GENTIANA SULA – KRYETARE E AUTORITETIT TE DOSJEVE

Eshte historia e nje vepre civile qe i kalonte permasat e te mundshmes. Eshte nje deshire qe komunistet donin ta thanin keneten per nje vit , por në fakt u deshen me shume.Eshte puna e mijera te perndjekurve politik te cileve duhet tu njihet kjo pjese e tharjes se kenetes se Maliqit. Maliqi ne vetvete eshte nje histori ndryshe nga te tjeret. Jane mbi 100 veta qe ende jane te pagjetur ne kete zone.

Në procesin e bonifikimit ka punuar me detyrim një pjesë e elitës shqiptare mes të cilëve, Arshi Pipa, Mitrush Kuteli, Sami Repishti, Jusuf Vrioni, Halit Selfo, Vexhi Buharaja, Pashko Gjeçi e shumë të tjerë.

Në nder të tyre, në Bashkinë e Maliqit u zhvillua një aktivitet përkujtimor ku u prezantua dhe botimi i autoritetit të dosjve “E vërteta e inxhinjerëve të Kënetës së Maliqit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *