Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mbërritur në Shqipëri edhe 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

 

Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama në “Facebook”, i cili theksoi edhe një herë se plani kombëtar për vaksinimin nuk do të ndalet.

 

“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani 🇦🇱😍

📈Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar💪.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *