Subscribe

Te shtunën ne orën 10.00 socialisti Besnik Bare do te çele legjislaturën e 9 te kuvendit. Séanca ka karakter ceremonial dhe i vetmi vendim është ngritja e komisionit per verifikimin e mandateve. Deri ne orën 18.00 komisioni do te verifikoje nëse mandatet e 140 deputeteve jane ne përputhje me Kushtetutën apo jo, e paskëtaj do te mblidhet serish séanca ne mënyre qe deputetet te bëjnë betimin.

 

Ne seancen e pasdites do te zgjidhet kryetar i parlamentit edhe Gramoz Ruçi. Sipas rregullores se kuvendit, zgjedhja e kryeparlamentarit behet pa debat, kështu qe e vetmja rruge qe opozita te shfaqe kritikat e saj ndaj figurës se Ruçit eshte me vote. Po ditën e shtune, pritet qe presidenti Ilir Meta te mandatoje Edi Ramen si kryeministër te shqiptareve, por seanca per miratimin e programit dhe te qeverise, do te nise te hënën ne orën 10.00.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *