Subscribe

Edi Rama njoftoi sot se Qeveria ka bërë gati një paketë të tretë ndihme për të gjithë personat e prekur nga Covid-19, por edhe për personat që janë në ndihmë ekonomike.

 


EDI RAMA – KRYEMINISTËR

Kemi gati edhe një paketë tjetër, një paketë e cila do të dal shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur, pavarësisht Covid, por në situatën e Covid, familjet në ndihmë ekonomike. Për njerëzit më në nevojë situata është jo e lehtë dhe ne duam që atyre që janë në ndihmë ekonomike, deri në përfundim të kësaj flame, ti bëjmë një shtesë të konsiderueshme të mbështetjes financiare.

 

Rama ju përgjigj shkurt dhe pyetjes nëse vaksina anti-Covid, kur të jetë gati, do të jetë apo jo falas për të gjithë

 


EDI RAMA – KRYEMINISTËR

Po

 

I shoqëruar nga Ministrat Ahmetaj dhe Manastirliu, Kryeministri Edi Rama ne 120 minutat e konferences per shtyp e rezervoi pjesën më të madhe duke sulmuar opozitat, sic i quajti ai

 


EDI RAMA – KRYEMINISTËR

Presidenti i zgjedhur i SHBA doli dhe paralajmëroi 200 000 vdekje të tjera. Pse nuk e ndalon Amerika zinxhirin e infeksionit me formulën e Lulzim Derdimenit edhe me psalmet e Ilir Kushit. Pse? Bëni testime më shumë të ndaloni infeksionet. Po mire, pse nuk i ndalon infeksionet Gjermania që ka bërë numrin më të madhe të testimeve dhe që ka një qeverisje në të gjithë pikëpamjet ekslenete? Pse? Po vjedhin ata me PPP të gjithë?

 

Duke i konsideruar kriminale përpjekjet për të ngjallur panik tek qytetarët, Edi Rama nuk kurseu sulmet edhe ndaj Presidentit.

 


EDI RAMA – KRYEMINISTËR

Një çetë karagjozësh kur njëri thotë; ma jepni mua se e ndaloj unë zinxhirin e infeksionit dhe tjetra thotë shkoni nëpër kisha e xhamia se nuk ka Covid dhe tjetri del nga ana tjetër e thotë, sa medalje do shpërndahen sot për të vdekurit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *