Subscribe

Automjeti ka përplasur një motorr, duke e zhvendosur aksidentin në një zonë këmbësorësh e rrjedhimisht ka patur disa të lënduar. Në këto rrethana, liderja e ekipit nga Hasi raporton situatën.

 

“Pasagjeri që ka mbetur pa ndjenja mori ndihmën e nevojëshme dhe parametrat jetësorë janë të qëndrueshëm, gjithashtu kishim një fëmijë me trup të huaj në krah, nuk e kemi hequr pasi kërkohet ndihma e mjekut. Situata është nën kontroll, edhe pasagjerët e tjerë kanë marrë ndihmën psikologjike pasi nuk kishin lëndime të forta.”

 

Ndërkohë gjyqtari Sotiraq Stillo vlerëson teknikat e përdorura dhe veçanërisht koordinimin e grupit.

 

“Vlerësimi për këtë ekip në situatën që ndoqëm ishte shumë mirë, më tepër vlerësova liderin për mënyrën se si e menaxhoi situatën ndërsa për pjestarët e tjerë të grupit ka një gjyqtar të posaçëm që vlerëson sjelljen. Këta të rinj kanë nisur të trajnohen që në muajin mars dhe kanë një diferencë shumë të vogël në përgatitjen e tyre.”

 

Në ditën botërore të ndihmës së parë, më shumë se 200 të rinj të moshave nga 15 deri në 19 vjeç janë bërë pjesë e garës së 24-t kombëtare që organizon Kryqi i Kuq Shqiptar e ku marrin pjesë 38 ekipe nga të gjitha degët e organizatës në Shqipëri.

 

CRISTIAN CURA

KOORDINATOR, KRYQI I KUQ SHQIPTAR

“Programi i ndihmës së parë i tërheq më së shumti gjimnazistët sepse përvecse mësojnë njohuri jetike që i’u vlejnë, ata aktivizohen edhe në nisma të tjera qofshin në rang vendi apo edhe rajonale. Fillimisht kanë garuar në qytetet nga vijnë dhe më të mirët janë bërë pjesë e garës sot. Prandaj përgatitja është goxha e kënaqëshme.”

 

Situatat e improvizuara testojnë njohuritë kyçe dhe vendosen në kontekste të ndryshme.

 

Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit apo të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *