Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për dimensionet e standarde të bagazheve të dorës.

 

PE në Strasburg miratoi sot një rezolutë jodetyruese për Komisionin Evropian, në mënyrë që të ketë një rregullore të vetme evropiane me qëllim që linjat ajrore që operojnë brenda BE-së të heqin tarifat shtesë për pasagjerët që sjellin bagazhet e dorës në kabinë.

 

Në të njëtën kohë iu bë thirrje Komisionit Evropian të detyrojë linjat ajrore të zbatojnë të njëjtat rregulla dhe standarde në të gjithë BE-në, në lidhje me madhësinë e bagazhit të dorës.

 

Nëse këto rregulla zbatohen, miliona pasagjerë në të gjithë BE-në do të jenë në gjendje të marrin bagazhet e tyre të dorës në bord falas, pa pasur nevojë të shqetësohen për kufizimet e madhësive dhe peshës së ndryshme nga linja ajrore të ndryshme./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *