Të mërkurën besimtarët myslimanre festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam.

 

Me rastin e Kurban Bajramit,  kreu i Komunitetit Mysliman shpërdau një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimane shqiptare kudo që ndodhen.

 

Bujar Spahiu mes të tjerash thotë se Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë.

 

Kreu i KMSH bëri apel që sipas mundësive, të bëhet kurban, cka është edhe tradita e kësaj ditë të rëndësishme për myslimanet në mbarë botën.

 

Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste. Kjo festë, që u bë simbol i sakrificës dhe durimit, është sakrifica që bëri profeti Ibrahim (a.s.) dhe durimi që tregoi profeti Ismail (a.s.), të dyja në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij.Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë, e qëllimi nuk ishte flijimi, por sprova, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shembull reflektimi e devocioni.I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!Për më të varfërit dhe nevojtarët shoqërisë tonë, O Zot lehtësoua shqetësimet që sjell varfëria. O Zot bëje rininë tonë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e së mirës. I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë. Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *