Subscribe

Demokratët këmbëngulin në nisjen e hetimeve pas publikimit të shifrave nga shefi i opozitës Lulzim Basha për fshehje të numrit të vërtetë të jetëve të humbura nga Covidi.

Për të dytën herë selia blu i bën thirrje prokurorisë së posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe asaj të Tiranës, të mos lejojë zhdukjen e provave nga kryeministri Edi Rama pas denoncimit të kryedemokratit për mosdeklarimin e 414 të vdekurve nga virusi që nga nisja e pandemisë.

 

BARDH SPAHIA

ISH-DEPUTET I PD

 

Numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik z. Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme. Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet.Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën.I bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin. Kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit.

 

 

Me vlerësimin për punën e kryer nga bluzat e bardha, Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të mos i përdor politikisht mjekët dhe infermierët, me qëllimin për të fshehur dështimin e tij në menaxhimin e pandemisë.

 

BARDH SPAHIA

ISH-DEPUTET I PD

 

Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë, si dhe për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.Partia Demokratike cmon lart punën dhe sakrificat që po bëjnë mjekët dhe infermierët gjatë kësaj pandemie të tmerrshme, dhe dënon përpjekjet e Edi Ramës për të keqpërdorur politikisht kontributin e tyre të jashtëzakonshëm me qëllimin e ulët të fshehjes së të vërtetës për dështimin e tij.

 

Interesimit të Vizion Plus nëse është nisur një hetim kryesisht për denoncimin e bërë nga shefi i opozitës, SPAK, iu përgjigj se nuk është kompetencë e saj. Edhe në Prokurorinë e Tiranës, deri më tani asnjë hetim nuk është nisur për akuzën e ngritur nga Partia Demokratike për fshehje të numrit të viktimave nga virusi vdekjeprurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *