Subscribe

Projekt ligji për parandalimin ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit te organizuar, terrorizmit dhe krimeve te renda parashikon ngritjen e një strukture te posaçme me emrin drejtoria kundër krimit te organizuar e cila se bashku me drejtorinë e anti terrorit do te jene përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji.

 

Fokusi i ligjit do te jene te gjithë ata persona qe janë dënuar me vendim te formës se prere për krim te organizuar por edhe ata për te cilët ka dyshime apo kane rekorde te mëparshme kriminale.

 

Masat ndaj tyre nisin qe ne momentin qe kërkojnë te vijnë ne Shqipëri, dhe drafti parashikon se atyre nuk mund tu lejohet hyrja dhe kthimi ne shtëpi pa iu nënshtruar një verifikimi nga policia ne piken e kalimit kufitar. Për te gjithë këta, policia e shtetit mund te urdhërojë kufizimin e perimetrit te lëvizjes brenda një zone administrimi apo qyteti, si dhe mund tu merret përkohësisht pasaporta.

Ligji parashikon masa specifike për pasurinë e te gjithë eksponentëve te krimit te organizuar.

 

Policia e shtetit mund te urdhëroje masën e sekuestros per çdo aset ose çdo pasuri që disponohet, administrohet apo është në pronësi të subjekteve nën hetim, masë e cila duhet të vleftësohet nga Prokuroria brenda 48 orëve.

 

Por pikat me te debatuara te këtij ligji janë parashikimet për përgjimet te cilat realizohen pa vendim gjykate.

 

Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private me autorizim të drejtuesit të Prokurorisë përkatëse.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në vende publike me miratim të drejtuesit të strukturës vendore të policisë dhe kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore miratimi jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore të policisë.

 

Ky ligj i jep te drejtën policisë te beje kontroll pa vendim gjykate.

 

 

Strukturat e Policisë së Shtetit kryejnë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste, parandalimin e kryerjes së krimit të organizuar apo të një krimi të rëndë në mjedise publike të hapura, me iniciativë nga një punonjës policie me gradën nënkomisar i lartë.

Në ndërtesa apo objekte të tjera shtetërore e private, me iniciativë nga një punonjës policie me gradën nënkomisar i lartë.

 

Ndërsa kontrolli ne banesa private mund te realizohet me autorizimin e prokurorit. Këto kompetenca qe ligji special i jep policisë pritet te jene ne qendër te debatit pasi tashme opozita është pozicionuar kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *