Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke përdorur një ton sfidues tha se do të vendosë një tarifë shtesë prej 25% mbi çelikun dhe 10% aluminin, një lëvizje kjo pjesë e planit “Amerika Para”, që synon të mbrojë prodhuesit vendas.

 

Deklarate e Trump shkaktoi reagime të ashpra te aleatëve kyç të SHBA-ve dhe partnerët tregtarë të vendit.

 

Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u zotua se do të luftojë kundër kërcënimit të Trump, mbi rritjen e tarifave për importet e aluminit. Ai njoftoi nga

 

Hamburgu se një lëvizje e tillë është e pavend, duke lënë te hapur mundësinë e kundërshtimit. Franca tha se masat janë të papranueshme, ndërsa Kina i bëri thirrje shefit te shtëpisë se bardhe për vetëpërmbajtje.

 

Kanadaja, furnizuesi më i madh i çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara, tha se do të hakmerret me të njëjtën monedhë nëse goditet nga tarifat amerikane.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar iu bashkua zërave kritike ndaj Donald Trump duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë do të dëmtojë edhe SHBA-të njësoj si vendet e tjera.

 

Organizata Botërore theksoi gjithashtu se “Një luftë tregtare nuk është në interesin e asnjë personi”.

 

Plani i presidentin amerikan “Amerika Para”, vendos qe kompanitë e huaja te paguajnë taksa shtesë për produktet që do të hyjnë në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *