Dortmund hodhi një hap të vogël drejt finales së madhe të Champions League, duke fituar takimin e parë gjysmëfinal në fushën e vet kundër PSG. Një sukses minimalist 1 me 0, por që mbush me shpresë e entuziazëm gjermanët se mund t’ia dalin në Paris.

Dueli në “Signal Iduna Park” ishte i bukur dhe me shumë raste për shënim sikurse edhe pritej, edhe pse përpara portave në të dyja kampet u bënë gabime të konsiderueshme në finalizim. Vendasit e  nisën më fort ndeshjen duke pasur një ritëm më të lartë sesa francezët, e duke qenë më agresiv, mirëpo goli mungon edhe për meritë të Donarumës që ndali një rast të pastër të Zabicer.

Miqtë pas mesit të kësaj pjese nisin të luajnë me një marsh më të lartë, duke fituar dominim territorial, mirëpo goditën më momentin e tyre më të mirë nga një  vendosje e gabuar në mbrojtje, nga e cila përfitoi Fylgrug i cili shënoi një gol të bukur. Parizienët kthehen në fushë në pjesën e dytë më këmbëngulës dhe të vendosur për të barazuar, mirëpo në dy raste shumë të mira brenda një aksioni të vetëm, ndalen nga shtyllat pas gjuajtjeve të Mbappe dhe Hakimi.

Pas pak çastesh gabimet në finalizim i ndjek edhe Fabian Ruiz që ishte i vetëm me kokë. Është një pjesë e dytë shumë më e gjallë me skuadra të hapura në kërkim të golit. Dortmundi gabon dyfishimin me të njëjtin autor Fylgrug, e pastaj është radha e PSG të humbasë dy mundësia të arta me të njëjtin autor, Osman Dembele.

E përveç dëshpërimit të madh për rastet e humbura, miqtë duhet të falënderojnë edhe Markinjos që bëri një ndërhyje vendimtare në dëm të Brand që po godiste portën e Donarumes në çastet finale.

Sukses i rëndësishëm i Dortmundit që i dedikohet një supertifozerie që tregoi edhe njëherë tjetër se është unike në llojin e vet. Të njëjtën armë që do të përdorë edhe Parisi të martën e ardhshme me shpresën për të arritur finale e dytë të Champions League në histori. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *