E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Tatimet penalizojnë bizneset

Administrata tatimore ka penalizuar 397 subjekte qe ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë zonave turistike. Vlera e penalitetve arrin ne 12.6 milion leke. Bizneset ishin te shtrira ne Durrës dhe Korçe, me konkretisht ne gjirin e Lalzit, Spille, Pogradec, Dardhe dhe Voskopojë. Sipas te dhënave nga tatimet, bizneset nuk lëshonin kupon tatimor dhe per kete shkelje janë kapur me shume se dy here. Gjithashtu jane zbuluar edhe rastet e punësimit te padeklaruar ne tatime, ndërsa malli gjendje ka qene pa fature tatimore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë