E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip kamion me drejtues shtetasin Edlir Kore 54 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Jorland Koçi, 34 vjeç.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe fillimisht është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Për shkak të dëmtimeve të marra, veçanërisht në këmbë, 34-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë