E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”, dëme të konsiderueshme

Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të diele ndërtesën e njohur si “Vila e Partisë”, në rrugën e fshatit Mbroje, në Korçë.

Objekti, i cili prej vitesh ndodhej në gjendje të degraduar dhe së fundmi përdorej nga persona endacakë, është përfshirë nga flakët për shkaqe që ende nuk dihen.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre te banesat pranë.

Megjithatë, ndërtesa ka pësuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklamë

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë