Subscribe

Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri, i ftuar ne emisionin Real Story te gazetarit Sokol Balla, riperseriti dhe njëherë qëndrimin e qeverise per gjetjen e nje zgjidhje sa me te pranueshme per tarifën e rrugës se Kombit, per banoret e qarkut te Kukësit.

 

Gjiknuri u ndal dhe tek punimet qe po bëhen ne aksin Kukës-Morine, duke vendosur dhe nje afat per përfundimin e tyre.

 

Ministri i Infrastrukturës preku dhe disa segmente te tjera te cilat janë problematike, si bypass i Fierit, i cili pritet te përfundoje brenda vitit tjetër, rruga e Elbasanit, per te cilen nuk përjashtoi dhe vendosjen e nje tarife per tunelin. Ndërkohe per tunelin ne Llogara, Gjiknuri nënvizoi se ende nuk ka asnjë projekt konkret por vetëm shprehje interesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *