Një 29-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë. I riu nga Kosova ka tentuar të trafikojë në territorin shqiptar dy pistoleta. Armët e zjarrit ishin të fshehura në një çantë., së bashku me fishekë luftarakë, 2 targa automjeti dhe fara kanabisi.

 

Materialet e gjetura u sekuestruan nga uniformat blu. 29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *