Ende nuk ka një afat për mbërritjen e grupit të parë të afganëve që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.

Kjo për shkak të kaosit të krijuar në Kabul, ku talebanët kanë rrethuar aeroportin duke penguar largimin e afganëve.

Për këtë arsye mbërritja e tyre në Shqipëri është shtyrë, pasi ishte parashikuar të mërkurën.

Ndërkohë në aeroportin “Nënë Tereza”, janë gati çadrat me një kapacitet prej 400 personash, ku ku do të bëhen kontrollet e para mjekësore për të gjithë qytetaret e Afganistanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *