Subscribe

Klaudia Borçi futbollistja e Vllaznisë mori çmimin këtë vit nga Federata Shqiptare e Futbollit çmimin “Talenti më i mirë”.

E ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena prifti në Vizion Plus, klaudia ka rrëfyer pasionin e saj për futbollin por dhe karrierën e saj.

E pyetur nga mkoderatorja Prifti se a e priste një vlerësim të tillë, Klaudia tha se e priste pasi ajo ishte shpallur kampione në Kupë me Vllazninë pasi kishte shënuar dy gola në finale përballë Tiranës, si dhe dy gola me kombëtaren shqiptare kundër Zvicrës.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si ndihesh?

Klaudia Borçi: Ndihem shumë e lumtur për çminmin. Kjo është falë punës time, familjes, punës, ekipit. Ndihem shumë e lumtur, e mora nga FSHF, isha në mesin e më të mirëve.

Brikena Prifti: E prisje si titull?

Klaudia Borçi: E prisja shumë pasi unë me Vllazninë fitova Kupën dola golashënuesja më e mirë, shënova dy gola kundër Tiranës, shënova dy gola me kombëtaren.

Brikena Prifti: Si ke vendosur të bëhesh futbolliste?

Klaudia Borçi: Gjithçka nisi në lagje me shokë dhe shoqe, pastaj me shkollat. Më thirri një trajner që të shkoja të stërvitesha. Shkova në shkollën 9-vjeçare, bëra 3-vjet me djemtë pastaj shkova te Vllaznia.

Brikena Prifti: A luanit me vëllezërit kur ishit më e vogël?

Klaudia Borçi: Kam qenë më e vogël dhe ata luanin më mirë se unë, dhe unë stërvitesha me ta.

Brikena Prifti: A e ke menduar të ardhmen kështu?

Klaudia Borçi: Po shumë dëshirë, pasion, stërvitesha çdo ditë, por nuk e kisha menduar që do të vinte kjo ditë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *